28 Mars 2024

Ministri Yagcilar e njoftoi ambasadorin Amerikan me prioritetet e MAP-it

Prishtinë, 3 tetor - Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ku kanë biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit mes të dy institucioneve.

Ministri Yagcilar, fillimisht shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për sulmin terrorist në Las Vegas duke thënë se ne, në këto ditë të vështira, e ndajmë pikëllimin me popullin amerikan dhe solidarizohemi me shtetin amerikan.

Ministri Yagcilar e falënderoi ambasadorin amerikan për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve gjatë tërë proceseve të shtet ndërtimit të Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Ministri Yagcilar e njoftoi ambasadorin Amerikan me prioritetet e MAP-it, duke nënvizuar projektet e rëndësishme sikur trajnimet e shërbyesve civilë, racionalizimin e institucioneve të gjyqësorit, proceset e rekrutimit, përfaqësimin e komuniteteve, bashkëpunimin me MCC-n në fushën e  e-Qeverisjes.

Me këtë rast ministri Yagcilar shprehu mirënjohje për  partneritetin me USAID-in, dhe falënderoi për programin e trajnimit të shërbyesve civilë, në bashkëpunim me universitetin e Amerikës, duke shtuar se programet të tilla janë të rëndësishme për avancimin dhe ngritjen e kapaciteteve.

Ambasadori amerikan Greg Delawie, falënderoi ministrin Yagcilar për  ngushëllimet ndaj sulmit të tmerrshëm në Las Vegas, dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për institucionet e Republikës së Kosovës.

 Ambasadori, mes tjerash,  vuri theksin edhe në përfaqësimin e komuniteteve pakicë në institucione dhe tha se ky përfaqësim i komuniteteve do të vazhdojë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)