20 Prill 2024

Ministri Veliu e njoftoi ambasadorin Kosnett për prioritetet e MPBAP

Prishtinë, 20 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Ministri Veliu falënderoi ambasadorin Kosnett për përkrahjen e deritanishme që kanë dhënë ShBA-të në fuqizimin e MPBAP dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ministri Veliu njëkohësisht e njoftoi ambasadorin Kosnett për prioritetet e tij, përfshirë buxhetin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, riorganizimin e punëve të brendshme, rishikimin dhe bashkimin e strategjive, sigurinë publike dhe kredibilitetin e këtij institucioni si më rëndësishmit në Kosovë.

Fokus të veçantë në këtë takim iu dha çështjes së sigurisë në vend dhe vazhdimin e forcimit të kapaciteteve të organeve që janë të ngarkuara me ruajtjen e rendit dhe  sigurisë.

Ambasadori Kosnett shprehu urimet e tij për ministrin Veliu në detyrën e tij të re duke shprehur edhe njhëherë gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim dhe përkrahje në zhvillimin e Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)