29 Mars 2024

Ministri Tahiri po merr pjesë në forumin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor

Prishtinë, 27 tetor - Në kuadër të pjesëmarrjes në forumin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, ka zhvilluar takime bilaterale  me  ministren e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, znj. Etilda Gjonaj, ministrin e Republikës së Maqedonisë, z. Bilen Saliji, si dhe ministrin e Malit të Zi, z. Zoran Pazin.

Gjatë këtyre takimeve, ministrat kanë biseduar rreth reformave në fushën e drejtësisë, rritjes së bashkëpunimit bilateral në çështjet penale dhe civile, si dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimit evropian.

Ministri Tahiri ka shprehur gatishmërinë për të ndarë përvojat e Republikës së Kosovës dhe për të përkrahur përpjekjet reciproke me vendet fqinje për fuqizimin e sundimit të ligjit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)