16 Prill 2024

Ministri Rexhepi po qendron për vizitë zyrtare në Bruksel

Prishtinë, 30 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, z.Bajram Rexhepi po qendron për vizitë zyrtare në Bruksel ku realizoi takime të shumëta me përfaqësues të institucioneve evropiane.

Gjatë kësaj vizite, ministri Rexhepi zhvilloi një takim me komisioneren për Punë të Brendshme, znj.Cecilia Malmstrom. Në këtë takim Ministri Rexhepi i prezentoi komisioneres Malmstrom një pako informuese lidhur me progresin e arritur në përmbushjen e kritereve teknike për liberalizimin e vizave.

Në anën tjetër znj.Malmstrom përshëndeti progresin e arritur nga institucionet e Republikës së Kosovës sidomos në fushën e riatdhesimit dhe riintegrimit duke shfaqur gadishmërinë për të vazhduar mbështetjen e Komisionit Evropian. Dy bashkëbiseduesit u pajtuan që paralelisht me përparimin e bërë në fushën e riatdhesimit dhe riintegrimit të personave të riatdhesuar, Komisioni Evropian të procedojë me ofrimin e Udhërrëfyesit zyrtar për Liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Ministri Rexhepi ka takuar edhe shefin e Operacioneve Civile të BE-së, z.Kees Klompenhouëer me të cilin diskutoi lidhur me bashkëpunimin me EULEX-in dhe nevojën për vazhdimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit.

Po ashtu, ministri Rexhepi zhvilloi takime të ndara me deputetët e Parlamentit Evropian si Tanja Fajon, Ulrike Lunacek, pastaj me eurodeputetët e ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, të cilët i falënderoi për mbështetjen e ofruar për proceset integruese të Republikës së Kosovës, si dhe i informoi për procesin e arritur në zbatimin e kritereve teknike për liberalizimin e vizave me BE-në.

Po ashtu, ministri Rexhepi bashkë me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian ishte në mesin e panelistëve në diskutimin e organizuar nga Instituti për Shoqëri të Hapur dhe ESI në Bruksel, lidhur me nevojën e përfshirjes së Republikës së Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)