29 Mars 2024

Ministri Reka kërkoi përkrahjen e Francës për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 14 mars - Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim Ambasadoren e Francës në Kosovë znj. Marie-Christine Butel, me të cilën bisedoi për reformën evropiane të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Ministrisë për Integrim Evropian.

Siç njoftoi Ministri Reka, për vetëm një muaj Qeveria Kurti arriti të ofroi pesëmbëdhjetë prova bindëse të asaj që kishte premtuar më herët, për: një qeverisje transparente e llogaridhënëse, për sundim të ligjit, për një fillim të ri të procesit për një gjyqësor të pavarur, si dhe për hapjen e rrugës për zbatimiun e reformave evropiane në vend.

Me këtë rast, Ministri Reka kërkoi përkrahjen e Francës për liberalizimin e vizave për Kosovën, sepse siç theksoi kriteret teknike janë përmbushur dhe tani më shpresojmë që të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së do e mbështesin Kosovën në këtë proces.

Në adresimin e saj, Ambasadorja Butel theksoi se Franca mbetet përkrahëse e Kosovës dhe po mundohemi që të vazhdojmë këtë mbështetje edhe në procesin e liberalizimit të vizave. Për këtë qëllim, e njejta paralajmëroi dy vizita të nivelit të lartë shtetëror të Francës në muajt vijues, për t’u bindur se Kosova i plotëson atë që kërkohet për procesin e liberalizimit të vizave.

Në këtë drejtim, Ministri Reka e njoftoi Ambasadoren Butel se po bëhen përpjekje në ofrimin e rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit institucional.

Ndërsa, lidhur me brengën e ngritur të ambasadores franceze lidhur me rrezikun e abuzimit me procedurën e azilit, Ministri Reka tha se kosovarët një herë e dëshmuan se nuk janë popull imigrues, kur kujtojmë ngjarjen e kthimit të popullit Kosovar menjëherë pas luftës në vend, ndonëse ishin dëbuar me dhunë afro 850,000 mijë kosovarë, por ata shumë shpejtë u kthyen dhe dëshmuan se nuk mund të jenë rrezik imigrimues për Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian.

Takimi përfundoi me një dakordim dhe dëshirë të përbashkët të palëve, që Kosova  sa më shpejtë të gëzojë diçka të prekshme në reformën dhe përspektivën evropiane të saj.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)