25 Prill 2024

Ministri Petroviç ofron përkrahje për kryeqytetin

Prishtinë, 4 mars - Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic është takuar me kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa. Petroviç tha se ministria që ai drejton do të jetë avokat i komunës së Prishtinës sa i përket ligjit për kryeqytetin.

Çështjet që ndërlidhen me pushtetin lokal siç janë legjislacioni dhe sfidat me të cilat po përballet komuna e Prishtinës, ishin temë e diskutimi mes Ministrit Petrovic dhe Kryetarit Mustafa.

Duke shprehur gatishmërinë tij për të bashkëpunuar me komunat Ministri Petkovic tha se do të këtë në prioritet e punës së tij mbështetjen për komunat ne te gjitha sferat zhvillimore.

”Si Zëvendës-kryeministër dhe Ministër i MAPL-së do ta kem  në prioritetin e punës sime mbështetjen për komunat ne te gjitha sferat zhvillimore” tha Zëvendëskryeministri dhe Ministër i MAPL-së gjatë takimit me Kryetarin e Prishtinës z. Isa Mustafa.

Ndërsa lidhur me Ligjin për qytetin e Prishtinës, Ministri Petkovic tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë avokat i Komunës për miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për qytetin e Prishtinës. Vizita e z. Petrovic në Komunën e Prishtinës ishte e para vizitë që u realizua në kuadër të agjendës së vizitave në Komuna.
 
Kreu i Prishtinës, Isa Mustafa tha se çështje e diskutimit mes tyre ishte ligji për Prishtinën si dhe problemet që ka pasur komuna me inspektorët që janë dërguar në pushtetin qendror.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)