23 Prill 2024

Ministri Matoshi bojkoton konferencën në Tiranë në shenjë proteste

Tiranë, 5 prill - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ishte i  ftuar për të marrë pjesë në konferencën  ministrore për Ballkanin Perëndimor “Veprimi Rajonal i Klimës në Ballkanin Perëndimor” që po mbahet në Tiranë, organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Mjedisit të Republikës Çeke.

Në pritje të fillimit të ceremonisë zyrtarë të kësaj konference ministri Matoshi, posa ka kuptuar që shteti i Kosovës po përfaqësohet në mënyrë të pabarabartë dhe nën shoqërimin e zyrtarëve të  UNMIK-ut, ka vendosur që të bojkotojë këtë konferencë në shenjë protestë për mënyrën e përfaqësimit.

Në prononcimin e tij para mediave të shumta, Matoshi ka deklaruar që kjo mënyrë e përfaqësimit është e pa pranueshme për Republikën e Kosovës dhe nuk do të ndodhë më asnjëherë.

“Për këtë arsye tashmë konferenca më tepër do të zhvillohet në nivel teknik, kurse ne do të shfrytëzojmë këtë konferencë si mundësi që të takojmë donatorë për të diskutuar me ta dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre për projektet tona në vazhdimësi” ka deklaruar ministri Matoshi.

Matoshi tha po ashtu se lufta për një mjedis të pastër nuk mund të arrihet duke përjashtuar Kosovën nga projektet ose vendimmarrja në konferenca të përbashkëta.

“ U kam thënë edhe zyrtareve të Kombeve të Bashkuara që askush nuk duhet të ëndërroj që do të këtë një mjedis të pastër, një luftë efikase ndaj ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor, nëse ende ka ëndrra të tilla që një vend  mund të përjashtohet nga projektet ose nga vendimmarrja dhe tryezat e përbashkëta”.

Vlen të përmendim që pas bojkotimit të konferencës nga ministri Matoshi, këtë konferencë ka bojkotuar edhe ministri i mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, si nikoqir i këtij takimi.

Qëllimi i konferencës ministrore ishte të lehtësohej qasja në financimin e klimës, duke përfshirë angazhimin dhe qasjen në Fondet e Klimës. Rezultati i konferencës pritej të jetë miratimi i një deklarate që miraton “Udhërrëfyesin e Përbashkët për Rajonin e Ballkanit Perëndimor- Përshpejtimin e Qasjes në Financat Klimatike”, që do të zbatohet më vonë përmes konceptimit dhe zhvillimit të projekteve dhe programeve të përbashkëta rajonale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)