29 Mars 2024

Ministri Krasniqi viziton Komunën e Obiliqit

Prishtinë, 6 tetor - Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar Komunën e Obiliqit, me ç’rast është pritur në takim nga Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi.

Gjatë këtij takimi kanë diskutuar për mbarëvajtjen e punimeve në projektet komunale të cilat janë financuar nga MAPL, rritjen e mbështetjes ndaj grupeve të margjinalizuara dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Gjithashtu, Ministri Krasniqi dhe Kryetari Gashi, vizituan dy projektet e financuara nga MAPL në fshatin Plemetin, projektin për ndërtimin e trotuarit dhe ndriçimit e fshatit dhe projektin për rehabilitimin e infrastrukturës fizike tek komunitetet Egjiptian, Ashkali dhe Rom.

MAPL, do të vazhdoj të mbështes projekte kapitale dhe infrastrukturore në Komunat e Republikës së Kosovës në mënyrë që të avancohet zhvillimi ekonomik lokal dhe të ofrohen shërbime më cilësore për qytetarët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)