05 Prill 2020

Ministri Konjufca shpreh ngushëllime popullit turk për viktimat e termetit

Prishtinë, 24 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Mevlüt Çavuşoğlu, dhe popullin turk, për vdekjen e nëntë personave dhe lëndimin e më shumë se shtatëdhjetë të tjerëve, pas tërmetit me magnitudë pre 5.7 shkallësh të Rihterit, i cili goditi juglindjen e këtij vendi.  

Ministri Konjufca ka thënë se po ndjekë me shqetësim lajmet për pasojat e tërmetit në Turqi.
“Në emër timin si Minister i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës së Republikës së Kosovës, dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e tërmetit në Turqi. Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Turqisë në këto momente të vështira. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre”.

Me këtë rast, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Konjufca ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës, në rast nevoje, janë të gatshme që të ofrojnë ndihmën e tyre operative për t’i dalë në ndihmë qeverisë turke, që të kalojnë këtë situatë të rëndë të krijuar nga termeti shkatërrues.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Prill 2020

- Me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri mbahet takimi i kryetarëve të komunave të Agjencionit për Zhvillim Rajonal - Lindje më qëllim ndarjen e përvojave me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19. (Qendra Operative Emergjente e cila ndodhet në qendrën e studentëve, përkatësisht te kampusi i shkollave të mesme, ora 11:00)