29 Mars 2024

Ministri Konjufca shfuqizon vendimet e kundërligjshme për konsuj

Prishtinë, 20 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar për shfuqizimin e vendimeve për konsuj diplomatikë.

Ai ka thënë se vendimet për emërime të konsujve kanë qenë në kundërshtim me ligjin.

Përveç kësaj, Konjufca ka bërë të ditur edhe emrat e 14 personave që ishin angazhuar si konsuj nëpër ambasada e konsullata të ndryshme të Kosovës në botë, të cilët preken nga vendimi i ri.

"Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca duke u mbështetur në nenin 93, (paragrafi 4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe sipas neneve 10,11 të Ligjit nr 06/L-113 për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjensive të Pavarura, neni 53 (paragrafi 1) dhe neni 55 (paragrafi 1 dhe 2) të ligjit Nr 05/L-03 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, neni 23 (paragrafi 2), të ligjit Nr 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, si dhe nenin 8 (paragrafi 1,4 ) të Rregullores 02/201, për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive ka marrë vendim për Shfuqizimin e Vendimeve të Kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 20 te Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës", ka thënë Konjufca.


Znj. Xheraldina Rexhepi - Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë/Austri;

Festim Lushtaku - Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri;

Kadri Balaj - Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë/Mali i Zi;

Henor Pakashtica - Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje/Bullgari;

Xhavit Gerbeshi - Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Duseldorf/Gjermani;

Ngadhnjim Makolli - Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi;

Ramiz Ismajli - Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi/EBA;

Ismet Hajdini - Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë/Çeki;

Znj. Modesta Imeri - Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington/Shtetet e Bashkuara të Amerikës;

Eshref Haxhiu - Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar;

Kadri Gërvalla - Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart/Gjermani;

Lutfi Bilalli - Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt/Gjermani;

Liridon Sadrija - Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës se Kosovës në Hamburg/Gjermani;

Znj. Diellza Hoti - Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në EBA.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)