23 Prill 2024

Ministri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Suedi

Stokholm, 29 janar – Në vazhdim të turneut të tij diplomatik ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe me qëllimin e rritjes së mbështetjes ndërkombëtare ndaj Kosovës, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka nisur një vizitë një-ditore në Mbretërinë e Suedisë. 

Gjatë kësaj vizite, kreu i diplomacisë kosovare fillimisht do të takojë në një takim dypalësh dhe më pas do të ketë një drekë pune me homologen e tij nga ky shtet, Ministren e Jashtme, Margot  Wallström, për të vazhduar takimin e radhës me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, Ulrika Modéer.  

Në orët e pasdites, Ministri i Jashtëm Pacolli do të takohet edhe me përfaqësues nga Parlamenti suedez (Riksdag), respektivisht, Grupin e Miqësisë Suedi –Kosovë.

Suedia është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të dyja vendet kanë arritur që të zgjerojnë dhe thellojnë bashkëpunimin dhe partneritetin në shumë fronte.

Si vend mik dhe partner i Kosovës shteti suedez në vazhdimësi ka mbështetur konsolidimin e shtetit të Kosovës në nivelin e brendshëm ashtu si edhe integrimin e tij në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)