11 Korrik 2020

Ministri Hyseni udhëtoi sot për në New York

Prishtinë, 15 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës Skender Hyseni ka udhëtuar për në New York, ku do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit, i cili do të mbahet më 17 maj.

Në fjalën e tij, ministri Hyseni do të flasë për zhvillimet dhe arritjet e Kosovës gjatë periudhës mes dy mbledhjeve të Këshillit të Sigurimit.

Ndërkaq, gjatë qëndrimit të tij në New York, ministri Hyseni do të ketë një varg takimesh me përfaqësues të përhershëm të vendeve të ndryshme në OKB, kryesisht të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

Këto takime do të kenë për qëllim lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Korrik 2020

- Në Ditën Botërore të Popullsisë, organizata SIT, organizon aktivitetin ku do të prezantojë statistikat e rasteve të raportimit të dhunës në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19. (Sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, ora 9:00)

 - Aktivistë të shoqërisë civile organizojnë aksionin simbolik për të kërkuar drejtësi për Kujtimin pasi qe po bëhen 1 vit prej kur 11 vjeçari nga Fushë Kosova, u përdhunua e u vra.  (Përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, ora 11:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë transmetimin live të ceremonisë komemorative në Srebrenicë. (Qendra Kulturore Informative Boshnjake - Rr. Agim Ramadani, nr. 375 - Aktash, ora 12:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë mbahet ligjëratë "25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë" me ligjërues Akademik Ferid Muhić Moderator dhe bashkëbisedues Bekim Blakaj - Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. (Livestream në Facebook - Humanitarian Law Center, ora 15:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë shfaqjen e ekspozitës multimediale “Gjenocidi në tetë akte”. (Sheshi Skënderbeu, ora 17:30)

- - Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë bahet aksion simbolik: Ndezje e qirinjëve para Teatrit Kombëtar të Kosovës. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)