24 Prill 2024

Ministri Demolli udhëtoi për vizitë zyrtare në Bruksel

Prishtinë, 22 qershor - Një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë i kryesuar nga ministri Haki Demolli, kanë udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Bruksel ku do të qëndrojnë deri me 24 qershor.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë do të ketë takim me, Viviane Reding, zëvendëspresidente e Komisionit Evropian për Drejtësi, të Drejta Fondamentale dhe Shtetësi dhe me Pierre Mirel, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim në Komisionin Evropian.

Delegacioni kosovar po ashtu do te takohet edhe me Lawrence Meredith, shef i Divizionit të Komisionit Evropian për Kosovën; me Ulrike Lunaçek, deputete dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe me Tanja Fajon, deputete dhe anëtare e Komisionit për të Drejtat, Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)