18 Prill 2024

Ministri Demolli po qëndron për vizitë pune në Bullgari

Sofje, 29 maj - Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, z. Haki Demolli, ka udhëtuar për në Bullgari, ku po qëndron për vizitë pune.

Ministri Demolli në Sofje është pritur nga zëvendësministri i Drejtësisë së Bullgarisë, z. Hristo Angelov dhe nga Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombetarë në Bullgari, Borislav Petkov.

Qëllimi i realizimit të kësaj vizite ishte thellimi i bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë së Bullgarisë.

Në këtë takim, ministri Demolli i dorëzoi zëvendësministrit Angelov Propozim-marreveshjen për Bashkepunim Juridik Ndërkombëtarë në Çështjet Penale, Propozim-marreveshjen për Ekstradim dhe Propozim-marreveshjen për Transferim të Personave të Dënuar.

Ndërkaq, zëvendësministri Angelov duke çmuar lart iniciativën e palës kosovare për të filluar negociatat me palën bullgare, lidhur me arritjen e marrveshjeve në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtarë, shprehu gatishmërinë e tij që Ministria e Drejtësisë së Bullgarisë t’i ofrojë mbështetje dhe bashkëpunim Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.

Ministri Demolli gjatë kësaj vizite po shoqërohet nga Ambasadorja e Kosovës në Bullgari, znj. Ariana Zherka dhe nga z. Ehat Miftaraj, Udheheqës i Divisionit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë në Ministrinë e Drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)