16 Prill 2024

Ministri Beqaj sot viziton Brukselin

Prishtinë, 24 maj - Ministri i Integrimit Evropian, Besim Beqaj, sot do të udhëtojë drejt Brukselit për t'u takuar me komisionarin për zgjerim të BE së, Shtefan Fyle, si dhe me zyrtarë tjerë të lartë të Komisionit Evropian.

Gjatë qëndrimit dyditorë në selinë e Komisionit Evropian ministri Beqaj do të ketë takim me komisionarin për zgjerim të UE, Shtefan Fyle, në të cilin do të flitet për rezultatet e deritashme në procesin e integrimit dhe realizimin e objektivave dhe prioriteteve te Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë proces.

Ministri Beqaj gjithashtu do të ketë edhe takime të shumta të ndara me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, në mesin e të cilave edhe me drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Pierre Mirel dhe me njësinë për Kosovën në kuadër te Drejtorisë së Përgjithshme për  Zgjerimit te KE.

Është planifikuar edhe takimi me ambasadorin Luc Liebaut, nga Ministria e Jashtme e Belgjikës i ngarkuar me Evropën Juglindore dhe me  Philip David, Sekretar Shtetëror për marrëdhënie me UE në këtë Ministri

Ministri do të merr pjesë edhe në dy takime sektoriale ne kuadër të dialogut te procesit te stabilizim asocimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)