19 Prill 2024

Ministrat Reka e Vitia diskutuan për kontributin e BE-së gjatë pandemisë

Prishtinë, 22 prill - Ministri në detyrë i Integrimit Evropian Blerim Reka, pritinë takim Ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia, me të cilin diskutuan për punët dhe ndërveprimet e përbashkëta të institucioneve të Republikës së Kosovës në trajtimin e parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të virusit korona COVID-19, si dhe adresimin e përmbushjen e kërkesave të ndryshmetë cilat burojnë nga kjo pandemi.

Në këtë takim, Ministri Reka njoftoi Ministrin Vitia lidhur me angazhimin e Komisionit Evropian për të liruar nga kufizimi eksportin e pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropianpër shtetet e Ballkanit Perëndimor, që të bëhet përmes transferimit të përvojës dhe furnizimi i pajisjeve dhe pajisjeve të nevojshme mjekësore, pjesë e një përgjigje të përbashkët evropiane në drejtim të luftimit të pandemisë COVID-19.

Në këtë drejtim, siç njoftoi ai, Komisioni Evropian ka realizuar konsultimet me shtetet anëtare të BE-së për një rregullore për të rregulluar skemën e autorizimit të eksportit të vendosur më 15 mars si një masë emergjente që përfundon më 25 prill 2020. Propozimi mbi rregulloren e re parashikon përjashtimin e Ballkanit Perëndimor nga skema.

Kjo rregullore, pritet të hyjë në fuqi më 26 prill 2020, e cila përfshinë përjashtimin e Ballkanit Perëndimor nga kufizimet në eksportet e furnizimeve mjekësore që vijnë nga BE, marrë pasur parasysh që këto vende janë angazhuar në një proces të thellë integrimi në Bashkimin Evropian.

Poashtu, Ministri Vitia u njoftua për mundësitë e mëtejme të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të kërkesave dhe koordinimit të Kosovës me Shtetet Anëtare të BE-së për shkëmbimin e përvojave dhe ndihmave të natyrave të ndryshme në menaxhimin dhe tejkalimin me sukses të kësaj pandemie.

Nga ana e tij, Ministri Vitia shprehu falënderimin për bashkëpunimin e ndërsjellë në sfidën tonë të përbashkët në parandalimin e kësaj pandemie, si dhe kontributin e pakursyer të gjitha institucioneve vendore, shteteve anëtare të BE-së, si dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian, të cilët janë ndër mbështetësit kryesor të Republikës së Kosovës në këto ditë jo të lehtë në trajtimin e parandalimittë përhapjes të virusit korona COVID-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)