20 Prill 2024

Milososki të hënën viziton Kosovën

Prishtinë , 13 mars - Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milososki, do të shkojë të hënën e ardhshme për një vizitë zyrtare në Prishtinë. Ai do të takohet me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës. Vizita e tij bëhet pak ditë pasi Kosova dërgoi në Shkup të ngarkuarin me punë, Skënder Durmishi.

Edhe pse ende nuk janë përgatitur agjendat zyrtare të takimeve që ai pritet t’i zhvillojë me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, jozyrtarisht mësohet se kryediplomati maqedonas do të pritet nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.

Vizitën e Milososkit në Prishtinë është konfirmuar të enjten për Express nga  Abdylkader Mehmeti, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Maqedoni.

“Më 15 mars ministri Jashtëm i Maqedonisë do të qëndrojë në Prishtinë për vizitë zyrtare. Vizita e ministrit është në varg të vizitave që ai po bënë në disa shtete. Kjo dëshmon edhe marrëdhëniet shumë të mira që janë mes Maqedonisë dhe Kosovës”, tha Mehmeti.

Detajet rreth vizitës dhe agjendën e takimeve të Milososkit në Prishtinë, Mehmeti tha se ende nuk janë finalizuar.

Edhe Ministria e Jashtme e Maqedonisë për agjencinë e lajmeve INA, konfirmoi se ministri maqedonas Milososki më 15 mars  do të vizitojë Prishtinën.

“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Maqedoninë dhe një bashkëpunim të ngushtë në sferën e diplomacisë. Shumë shpejt ministri i Jashtëm i Maqedonisë do ta vizitojë Kosovën për të konfirmuar edhe nga ana e tyre bashkëpunimin ndërshtetëror që kemi”.

Vizita e Milososkit në Prishtinë bëhet pak ditë pasi MPJ e Kosovës dërgoi në Shkup të ngarkuarin e përkohshëm me punë, Skënder Durmishin. Ky i fundit, meqë nuk është ambasador shteti, nuk ka dorëzuar fare letrat kredenciale te presidenti i shtetit nikoqir. Për vendosjen e Durmishit si i ngarkuar me punë në Maqedoni, procedurat kanë qenë më ndryshe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)