29 Mars 2024

Meta: Rezolutaa e OKI, afirmim dhe mbështetje për Kosovën

Tiranë, 24 maj - Gjatë një Konference për Shtyp në Tiranë, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta deklaroi se sesioni i 37 i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të 57 vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, i mbajtur më 18-20 maj në Dushambe, Taxhikistan, miratoi në mënyrë unanime një rezolutë të re për Kosovën, të iniciuar nga Shqipëria.

Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes autoritetet më të larta të Republikës së Taxhikistanit, Presidentin Z. Emomali Rahmon dhe MPJ, Z. Hamrokhon Zarifi,  të gjitha vendet anëtare të OKI-së, Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Prof. Ekmeleddin Ihsanoglu, për mbështetjen pa rezerva në miratimin rezolutës për Kosovën.

Rezoluta shënon një arritje tjetër në njohjen e mëtejshme të shtetit Sovran e të pavarur të Kosovës dhe padyshim, një sukses të diplomacisë së Shqipërisë.

Që në fillim rezoluta i referohet Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të 17 shkurtit 2008, çka do të thotë që është një afirmim dhe mbështetje e mëtejshme për Kosovën e pavarur dhe evropiane.

Rezoluta evidenton qartësisht interesin e vendeve të OKI-së për të gjithë popullin e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia etnike e fetare dhe rëndësinë e tij për paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin e Ballkanit, si një i tërë.

Rezoluta reflekton progresin e bërë në Kosovë pas pavarësisë, në forcimin institucioneve demokratike në të gjitha nivelet, dhe se pavarësia ka krijuar një klimë paqësore me ndikim pozitiv në marrëdhëniet ndëretnike jo vetëm në Kosovë.

Rezoluta përshëndet klimën e qetë e paqësore të zgjedhjeve më të fundit në Kosovë, me pjesëmarrjen e gjerë të komunitetit serb atje, si dhe angazhimin e autoriteteve të Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar atje për forcimin e shtetit ligjor në të gjithë territorin e Kosovës, për të siguruar kushtet më të mira të mundshme të jetesës për të gjithë qytetarët e saj.

Për herë të parë, vendet e OKI-së, përmes rezolutës së miratuar, mirëpresin përpjekjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe të të gjithë Ballkanit Perëndimor, si një kontribut vendimtar për stabilitetin dhe  prosperitetin rajonal.

Thirrja e rezolutës, drejtuar të gjitha vendeve anëtare të OKI-së, institucioneve financiare të saj dhe mbarë komunitetit ndërkombëtar, për të kontribuar në forcimin e ekonomisë së Kosovës, dëshmon gjithashtu për një klimë të re në marrëdhëniet e OKI-së me Kosovën, duke na forcuar besimin se vende të tjera të kësaj Organizate pritet ta njohin shtetin e ti në të ardhmen e afërt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)