25 Prill 2024

Meta e cilëson rezolutën pozitive

Tiran, 10 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta e ka vlerësuar si hap të rëndësishëm miratimin e rezolutës në djeshëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai theksoi se miratimi konsensual i kësaj rezolute është një hap shumë i rëndësishëm në respekt të opinionit këshillimor të GJND, por dhe të konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe të institucioneve të saj demokratike e evropiane, si dhe një kontribut thelbësor  për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por në të  gjithë rajon tonë e më gjerë.


“Ne vlerësojmë reflektimin e Serbisë për t’u tërhequr nga iniciativa e saj e mëparshme e njëanshme dhe pranimin e kompromisit të ofruar nga Bashkimi Evropian, si dhe, në mënyrë të veçantë ne  përshëndesim të gjitha vendet e Bashkimit Evropian për unitetin që dëshmuan për këtë çështje, përfshirë dhe  rolin dhe kontributin e Baroneshës Ashton në bisedimet me palën serbe, dhe angazhimin e këtyre të fundit për t’i orientuar në mënyrë evropiane zhvillimet e ardhshme”, tha Meta.

Sipas Metes çështja e statusit të Kosovës dhe kufijve të saj është një çështje që i takon së kaluarës, pra një çështje e mbyllur. “Dialogu për çështje praktike është i domosdoshëm dhe e mbështet atë, duke besuar se midis Serbisë dhe Kosovës do të fillojë një dialog i sinqertë i qëndrueshëm e konstruktiv, si dy shtete të pavarura e të barabarta, për zgjidhjen e çështjeve praktike e konkrete, në dobi të interesave të qytetarëve dhe të perspektivës së tyre evropiane”, vlerësoi Meta.

Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm për bindjen e shteteve që ta njohin Kosovën.
E gjithë diplomacia e Shqipërisë ka qenë në aksion gjatë këtyre muajve të fundit për lobim në favor të Kosovës edhe për rezolutën e fundit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)