29 Mars 2024

Mësimdhënësit, Universitet dhe shërbyesit civilë vazhdojnë grevën edhe sot

Prishtinë, 30 janar - Mësimdhënësit e shkollave fillore, të mesme, universitetet publike dhe shërbyesit civilë në Republikën e Kosovës do të vazhdojnë grevën edhe sot.  

Në mbledhjen e jashtë zakonshme te dy kryesive qendrore të Sindikatave të Shërbimit Civil të Kosovës është bërë e ditur se greva e shërbyesve civilë do të vazhdojë edhe sot nga ora 10:00 deri në 11:00.

Rreth 22 mijë nëpunës civilë kanë hyrë në grevë, duke kërkuar nga institucionet që të merren me kërkesat e tyre, ndërsa sipas sindikalistëve, nëse nuk ka reflektim institucional nuk përjashtohet mundësia e ashpërsimit të masave.

Në grevë vazhdojnë të jenë për javën e tretë me radhë edhe punonjësit e shkollave fillore, të mesme dhe universitetet publike të Kosovës, të cilët kërkojnë nga qeveria që të ndryshohet ligji duke rritur normën e pagesës për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor publik.

 Ndërkohë, grevën e ka filluar edhe Sindikata e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë së Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë së Kosovës.

Ligji për pagat i cili është në fazën e shqyrtimit parlamentar, ka ngjallur pakënaqësi të shumta të punonjësve në sektorë të ndryshëm të cilët thonë se nuk janë trajtuar si duhet në këtë ligj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)