28 Mars 2024

Merkel mbështetetë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike

Berlin, 6 qershor  - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, është pritur në takim nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, me të cilën ka biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, për zhvillimet politike dhe ekonomike, progresin dhe sfidat me të cilat po përballet Republika e Kosovës në këto 11 vjet të shtetndërtimit, si dhe për perspektivën europiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj, ka falënderuar Kancelaren Merkel, për përkrahjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi, që nga paslufta deri në ditët e sotme në të gjitha fushat, me theks të veçantë për angazhimin e saj personal në procesin e Berlinit i cili është duke dhënë rezultatet në hapjen e perspektivës evropiane dhe përafrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

“Qytetarët e Kosovës dhe Qeveria, do të jenë gjithmonë falënderues ndaj Gjermanisë, kancelares gjermane Angela Merkel dhe popullit gjerman për ndihmën dhe përkrahjen që i ka dhënë Kosovës në ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si në arsim,  shëndetësi, ekonomi, aspektin ushtarak, rend dhe ligj”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke theksuar vlerat e përbashkëta perëndimore që ndan populli i Kosovës me atë gjerman, kryeministri Haradinaj ka thënë se vendimi i Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës flet për vlerat civilizuese dhe demokratike të një shteti.

“Procesi i Berlinit është ndër proceset me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe Kosova është duke dhënë kontributin e saj në përmirësimin e raporteve të mira fqinjësore, dhe në thellimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit”, tha kryeministri Haradinaj.

Në këtë takim është diskutuar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin kryeministri Haradinaj tha se arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, që nënkupton njohjen reciproke do t’i kontribuonte forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.
 
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duke e cilësuar Kosovën si palë serioze në proceset integruese, tha se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat e interesit reciprok.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)