18 Prill 2024

Menaxhimi i situatës me pandeminë duhet të jetë fokus i gjithë spektrit politik

Prishtinë, 10 prill - Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka vizituar Komunën e Prishtinës dhe ka përgëzuar kryetarin Shpend Ahmeti për menaxhimin e deritashëm të situatës me pandeminë Covid-19.

Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i komunës së Prishtinës, kryesuesi i Kuvendit Komunal, zyrtarë të Drejtorisë për Shëndetësi dhe asaj për Inspekcion, të cilët e njoftuan kryetaren e Kuvendit mbi gjendjen dhe nevojat e identifikuara në terren.   

Të dy zyrtarët theksuan se siguria qytetare është primare dhe se duhet fuqizuar bashkëpunimin ndërinstitucional në përballimin e pandemisë.

Kryetarja Osmani potencoi se menaxhimi i situatës me pandeminë duhet të jetë fokus i gjithë spektrit politik dhe se bashkërendimi i nivelit lokal me atë qendror me qëllim të ndërmarrjes së hapave konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të vihet në funksion të tejkalimit të kësaj situate.

Zonja Osmani dhe kryetari Ahmeti kanë ftuar qytetarët të përmbahen nga daljet e panevojshme dhe t`i respektojnë masat e kërkuara nga institucionet e vendit.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)