19 Mars 2024

Me aktivitete të shumta Skenderaj fillon shënimin e festave të Nëntorit

Skenderaj, 26 nëntor - Komuna e Skenderajt, nën patronatin e kryetarit Bekim Jashari, nga sot fillon shënimin e festave të nëntorit, duke u nisur nga organizimi i homazhe për dëshmorin, Halit Geci në Llaushë, për të vazhduar me pas me përurime të projekteve kapitale, hapjen e ekspozitës me punime në origami dhe përmbylljen e ditës së sotme me hapjen e Festivalit Tradicional "Rapsodia Shqiptare, ku do të përformojnë rapsod dhe grupe të shumta rapsodike.

Shënimi i 27 Nëntorit të daljes publike të UÇK-së, fillon me përurimin e projekteve në fushën e sportit të realizuara nga Komuna e Skenderajt, dorëzimin e çelsave të shtëpive të ndërtuara në bashkëfinancim me shoqatën "Jetimat e Ballkanit" si dhe me mbajtjen e natës së dytë të festivalit Rapsodia Shqiptare.

28 Nëntorin e festës së flamurit, shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, do ta fillojmë me nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Skenderaj, për të vazhduar me pas me homazhe tek Kompleksi Memorial "Adem Jashari" në Prakaz dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, me aktivitete tjera  kulturore e sportive si dhe përmbylljen me natën finale të festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)