22 Gusht 2019

Më 22 gusht seanca plenare për shpërndarjen e Legjislaturës VI të Kuvendit

Prishtinë, 5 gusht - Më 22 gusht 2019, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, për shpërndarjen e Legjislaturës VI të tij.

Kështu vendosi sot në mënyrë konsensuale Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga kryetari Kadri Veseli, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.
 
Seancës do t’i paraprijë mbledhja e nënshkrimeve të nevojshme të deputetëve.

Në seancën e 22 gushtit, para shpërndarjes së Legjislaturës VI, pikë e rendit të ditës do të jetë edhe votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2018, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 gusht 2019

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e pesë njësive shtesë të pemëve për pastrimin e ajrit në sheshin "Zahir Pajaziti" ku do të jetë prezent dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Sheshi i 'Zahir Pajazitit', ora 10:00)

 - Mbahet dita e tretë e Etnofestit në të cilën do të mbahet punëtoria kreative, instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve, punime artizanale, etj. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova do të organizojë dëgjimin me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2020-2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, ora 11:00) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 13:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Termokis, ora 20:00)