25 Prill 2024

MD organizon pritjen solemne të shënimit të Ditës së Kushtetutës

Prishtinë, 10 prill - Me rastin e ditës së miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë ka organizuar pritjen solemne të shënimit të Ditës së Kushtetutës. 
 
 Në këtë ceremoni fjalë rasti do të mbajë Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama - Hajrizi dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Dhjetë vjet më parë, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, është ratifikuar Kushtetuta e Kosovës në Kuvend, e cila hyri në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Pjesa më e madhe e kësaj Kushtetute rrjedh nga plani i ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)