29 Mars 2024

MD dhe Prokuroria nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Prishtinë, 16 mars - Kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, njëherësh kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, prof. Dr. Hajredin Kuçi nënshkruan sot memorandum të mirëkuptimit në mes Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Ky memorandum mirëkuptimi ka për qëllim bartjen e dosjeve që kanë të bëjnë me prokurorët dhe bartjen e kompetencave dhe përgjegjësive të degës së ekzekutivit, që kanë të bëjnë gjithashtu me prokurorët, si dhe të personelit ndihmës, të cilët deri më tani kanë kryer punët e mbështetjes administrative për prokuroritë.

Me këtë rast kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, njëherësh kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi, duke e falënderuar ministrin Kuçi, për përkrahjen e vazhdueshme dhënë sistemit prokurorial, theksoi se nënshkrimi i këtij memorandumi është edhe një hap para në pavarësinë e plotë të sistemit prokurorial nga ekzekutivi.

Ndërkaq, ministri Kuçi premtoi se do të vazhdoj përkushtimin e tij, në kuadër të kompetencave që ka, duke ruajtur gjithmonë pavarësinë e sistemit prokurorial, duke dhënë përkrahje maksimale, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të sistemit prokurorial në Kosovë.

Nga sot Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë do të ndajnë pasurinë, hapësirat e punës, buxhetin, inventarin, asetet, mjetet e transportit, arkivin dhe dosjet e personelit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)