20 Prill 2024

Mbështetja e Bullgarisë në rrugën evropiane e rëndësishme për Kosovën

Sofje,  18 maj - “Mbështetja e Bullgarisë për rrugën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës, procesin e liberalizimit të vizave dhe rritjen e numrit të njohjeve është e rëndësishme dhe jetike për vendin tonë”, kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj në takim bilateral me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, që u zhvillua në  Sofje të Bullgarisë.

Në këtë takim, kryeministri Haradinaj falënderoi kryeministrin e Bullgarisë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës që nga marrja e kryesimit të presidencës së BE-së, veçanërisht fuqizimin e rolit të Kosovës në takimet e përbashkëta BE-Ballkani Perëndimor.

“Bullgaria është vend mik i Kosovës dhe mbështetës i proceseve politike, andaj kërkojmë mbështetjen e saj dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në fushën ekonomike e cila është e domosdoshme për Kosovën dhe qytetarët e saj”, tha kryeministri Haradinaj.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në takimin e Forumit Ekonomik të Vjenës, duke thënë se Kosova edhe më tutje do ta ketë mbështetjen e Bullgarisë.

Ky takim, sipas kryeministrit bullgar, është mundësi e mirë për vlerësimin dhe mundësinë e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare ndërmjet të dyja vendeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)