29 Mars 2024

Mbështetja dhe ndihma për komunat është prioritet i MAPL-së

Prishtinë, 21 shkurt - Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Emilija Redžepi, sot priti në zyrën e saj Kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq, me të cilin diskutuan për sfidat dhe gjendjen  me të cilën po përballet komuna e Mamushës.

Në bashkëbisedim me ministren, kryetari Krasniq theksoi nevojën e  ofrimit të ndihmës  dhe mbështetjes nga ana e MAPL-së. Ministrja Redžepi theksoi se brenda kompetencave të ministrisë, në të mirë të të gjithë qytetarëve, në këtë rast, qytetarëve të komunës së Mamushës, do të gjej një mënyrë për të ndihmuar këtë  qeverisje lokale, ku dhe me ç’rast  aktiviteti i saj  i parë, do të jetë vizita e kësaj komune me shumicë turke.

Gjithashtu, në përfundim të takimit, ministrja Redžepi theksoi edhe një herë se MAPL-ja është gjithnjë e gatshme, si për komunën e Mamushës, e po ashtu edhe për të gjitha komunat  e Kosovës.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)