19 Prill 2024

Mbahet punëtoria për rolin e shoqërisë civile dhe mediave në formësimin e ligjeve

Prishtinë, 18 dhjetor - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon punëtorinë me titull “Angazhimi për ndryshim - Roli i shoqërisë civile dhe mediave në formësimin e ligjeve dhe iniciativave të Kuvendit”.  
 
Në këtë punëtori do të diskutohet mbi rëndësinë e përfshirjes së organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në debate demokratike dhe në dizajnimin dhe implementimin e politikave publike.

INDEP, një organizatë që bashkëpunon me Kuvendin e Republikës së Kosovës që nga viti 2012, do të ndajë këtë eksperiencë me organizatat e tjera, të cilat do të mund të ngrisin kapacitete e tyre në të ardhmen dhe të përfshihen në monitorim të iniciativave legjislative dhe Kuvendit në përgjithësi.  

Punëtoria mëton të sjell në një hapësirë përfaqësues të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile, mediave dhe palë të tjera të interesit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)