16 Prill 2024

Mbahet konferenca rajonale për zhvillimin e shërbimit civil

Prishtinë, 4 tetor - Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP), me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), do të organizojë Konferencën Rajonale "Trajnimi dhe ndikimi i tij në zhvillimin e shërbimit civil".

Reforma e administratës publike është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe një prej çështjeve thelbësore në kontekstin e procesit të anëtarësimit në BE.

Modernizimi i administratës publike, profesionalizimi dhe zhvillimi i mëtejmë i shërbimit civil ndikon drejtpërsëdrejti në aftësinë e Qeverisë për t'u ofruar qytetarëve dhe bizneseve shërbime cilësore, në luftën kundër korrupsionit, dhe në nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Në këtë drejtim, një sistem efektiv i trajnimit në shërbimin civil është vendimtar për të përmirësuar aftësitë profesionale të nëpunësve civilë, për të mbështetur zbatimin e reformave, dhe për modernizimin e administratës publike.

Qëllimi kryesor i konferencës është shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira për zbatimin e procesit të reformës së administratës publike, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe profesionalizimin e shërbimit civil, trajnimin dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të administratës publike.

Konferenca organizohet nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike, me përkrahjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), Projekti për Reforme Ligjore dhe Administrative (LARP).

Konferenca do të diskutojë pengesat kryesore për zhvillimin e një shërbimi civil profesional në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat për zbatimin e një parimi meritor në menaxhimin e burimeve njerëzore.

Cilat janë instrumentet, aranzhimet dhe programet e trajnimit për të ndihmuar në arritjen e stabilitetit në shërbimin civil, duke ndarë politikën dhe administratën, dhe duke promovuar integritetin dhe llogaridhënien e nëpunësve publikë?

Sistemi i trajnimit efektiv në shërbimin civil është vendimtar për të përmirësuar aftësitë profesionale të nëpunësve civilë, për të mbështetur zbatimin e reformave dhe për modernizimin e Administratës Publike dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve publike.

Konferenca do të diskutojë dhe do të ndajë praktikat më të mira dhe modelet për krijimin e një kulture të re brenda shërbimit civil për të rritur përgjegjshmërinë e administratës publike dhe ofrimin e shërbimeve si një qëllim parësor i sistemit të trajnimit të shërbimit civil.

Përderisa institucionet punojnë drejt modernizimit të ofrimit të shërbimeve, paneli do të diskutojë mbi solucionet inovative dhe tekonologjinë si kontribues të rëndësishëm në këtë proces. Konferenca do të diskutojë mbi sfidat për zbatimin e solucioneve të ndryshme inovative, me qëllim të ofrimit të shërbimeve publike moderne.

Konferenca është e destinuar për pjesëmarrësit e nivelit të lartë nga Kosova dhe rajoni, zyrtarët qeveritarë, parlamentarët, përfaqësuesit e institucioneve përkatëse të trajnimit të administratës publike, organizatat ndërkombëtare, përfaqësuesit e akademisë, dhomat e tregtisë dhe organizatat e shoqërisë civile.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)