06 Shkurt 2023

Mbahet konferenca për Rininë me moton 'Drejt një politike kombëtare'

Prizren, 22 nëntor - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka bërë të ditur se sot në Parkun e inovacionit dhe trajnimit (ITP) në Prizren, do të organizohet Konferenca për Rininë 2022 me moton Drejt një politike kombëtare.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zvKryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, ministrat Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Rozeta Hajdari, Hajrulla Çeku, deputetët Agon Batusha dhe Ardian Gola, Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe drejtori i DRKS-së nga Komuna e Prizrenit, Adem Morina.

Po ashtu, përfaqësues të organizatave të ndryshme që do të jenë folës dhe panelistë në konferencë.

Konferenca synon të bëjë bashkë 200 të rinj dhe të reja me ministrat, deputetët dhe akterët e tjerë të sektorit rinor për të ndarë arritjet, sfidat dhe objektivat e Qeverisë karshi rinisë dhe për t’i inkurajuar ata për pjesëmarrje aktive në të gjitha sferat e jetës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)