18 Prill 2024

Mbahet forumi për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës

Mitrovicë, 1 dhjetor - OJQ AKTIV nga Mitrovicë Veriore organizon forumin “Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Forumi “Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës” do te merret me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me dy panele në temat: Përmbajtja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe integrimet e veriut të Kosovës në sistemin e Kosovës si kusht për procesin e integrimeve evropiane të Serbisë dhe të Kosovës.

Paneli i parë do të merret me përmbajtjen e Marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve nga aspekti i një akti juridikisht të detyrueshëm në të cilin dy palët janë zotuar me Marrëveshjen e vitit 2013: A do të nënkuptoj ky akt i detyrueshëm juridik njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë?

A mund të arrihet normalizimi edhe pa njohje? Përveç çështjes së statusit, çka tjetër duhet të rregulloj Marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Paneli i dytë do të merret me temën “Proceset e integrimit” me këto nën tema: integrimet e veriut të Kosovës në sistemin e Kosovës, si kusht për procesin e integrimeve evropiane të Serbisë dhe të Kosovës dhe ndikimi i prolongimit të marrëveshjeve të dakorduara në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)