19 Prill 2024

Mbahet debati i deputetëve me qytetarë të Prishtinës

Prishtinë, 14 qershor - Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon aktivitetin Ditët e Kuvendit 2019, duke u dhënë mundësinë qytetarëve të komunave të ndryshme që nëpërmjet takimeve publike me deputetë, të adresojnë shqetësimet dhe kërkesat e tyre.   

Takimi i radhës do të mbahet sot në Prishtinë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Deputetët Blerta Deliu Kodra-PDK, Fitore Pacolli-LVV, Teuta Haxhiu-AAK, Dardan Sejdiu-PSD dhe Haxhi Shala-Nisma, do të përgjigjen në pyetjet e qytetarëve.  ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)