29 Mars 2024

Marrëveshja për Sigurimet Sociale Kosovë - Holandë nënshkruhet të enjten në Hagë

Prishtinë, 16 shtator – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, të mërkurën udhëtoi për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Holandës, ku do të takohet me homologun e saj, Ministrin holandez të Punëve të Jashtme, Stef Blok, me të cilin do të diskutojë për marredheniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe zhvillimet politike në rajon. 

Kryediplomatja Haradinaj-Stublla do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë holandezë, derisa në Hagë të enjten do të nënshkruaj edhe një marrëveshje të rëndësishme për qytetarët e të dyja vendve - Marrëveshjen për Sigurimet Sociale Kosovë - Holandë. 

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, ministrja Haradinaj Stublla do të vizitojë Institutin Clingendael me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me fokus në politikën e jashtme, marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomacinë ekonomike dhe siguria ndërkombëtare, dhe me qëllim ngritjen e shkathtësive profesionale të diplomatëve dhe të shërbyesve civil të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës. 

Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Holandës, ministrja Haradinaj-Stublla do të takojë edhe veprimtarë dhe përfaqësues të diasporës sonë atje, me të cilët do të diskutojë për thellimin dhe forcimin e lidhjeve të ndërsjella midis diasporës dhe vendit.  



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)