28 Mars 2024

Marrëveshja e 26 gushtit për demarkacion nuk do të duhej të vinte në Kuvend

Prishtinë, 4 shkurt - Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një konference ka ripërsëritur qëndrimin e saj për demarkacionin si dhe ka mbështetur Raportin e hartuar nga Komisioni i ri qeveritar i drejtuar nga Shpejtim Bulliqi.

Në këtë konferencë në të cilën folën deputetët Ali Lajçi dhe Arbërie Nagavci, po ashtu u kërkua që personat e përfshirë në marrëveshjen e 26 gushtit 2015, të hetohen nga Prokuroria.

Duke qenë se raporti i hartuar nga Komisioni që udhëhiqet nga z. Bulliqi ka nxjerrë konkluzionin që thotë: “Si rezultat i të gjitha këtyre të gjeturave në punën e ish – Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Komisioni ynë konstaton se: vija kufitare në Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi (Vjenë, 26 gusht 2015), nuk është në përputhje me vijën administrative kufitare të ish – Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës ", marrëveshja e pretenduar për shënimin e vijës kufitare nuk duhej të vinte fare në Kuvend. 

Ajo marrëveshje, përmbajtja e saj, personat e përfshirë në atë komision, si dhe përfaqësuesit politikë, pra nënshkruesit e asaj marrëveshjeje me 26 gusht 2016 në Vjenë aktualisht duhet të ishin para një procesi gjyqësor për cenimin e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës.

Në këto kushte ne i bëjmë thirrje prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës që të nisë sa më parë hetimet për këtë rast tejet të rëndë dhe të paprecedentë.

Po ashtu i bëjmë thirrje Kryesisë së Kuvendit, anëtarëve të saj, veçanërisht atyre që vijnë nga ish - qeveria që jashtëligjshëm në të kaluar e kanë mbështetur marrëveshjen e 2015 të mos përfshihen më tej në këtë rast flagrant të cenimit territorial te Kosovës.

Komisioni Qeveritar i drejtuar nga prof. Shpejtim Bulliqi ka dhënë material të mjaftueshëm për të vërtetuar shqetësimet e dyshimet e bazuara të qytetarëve anekënd Kosovës përgjatë vitit 2015-2016 si dhe deputeteve që e kundërshtuan atëbotë.

Po ashtu, është e pakuptueshme se si një kryeministër edhe pas konkluzioneve të këtij raporti e sjell ne Kuvend në vend se ta dorëzoj në Prokurori këtë raport dhe te gjeturat e tij.

"Ne dhe njëherë përsërisim, ne jemi për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, shtet mik i Kosovës, por nuk jemi për të cenuar asnjë centimetër te territorit të vendit tonë". 

"Shënimet e sakta janë, vlerësimi i saktë po ashtu nga ekspertet ekziston, qeveria duhet t kryejë detyrën dhe te fillojë bisedimet me Malin e Zi për ta korrigjuar atë çfarë ka ndodhur", thekson VV.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)