19 Prill 2024

Marrëdhëniet Kosovë- Francë hyn në një fazë të re

Prishtinë, 15 qershor - Ministri I Punëve të Jashtme I Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka pritur sot, delegacionin e komitetit kosovaro- francez për Partneritet , kryesuar nga Christian Menard. Gjatë takimit, ministri Hyseni dhe mysafirët e tij, biseduan gjatë për shumë çështje që kishin të bënin me Kosovën dhe rajonin.

Ministri Hyseni i njohu bashkëbiseduesit e vet me zhvillimet në Kosovë, arritjet që Kosova ka bërë gjatë dy viteve të pavarësimit të saj, procesin e rëndësishëm të konsolidimit të shtetësisë së saj, procesin po aq të rëndësishëm të arritjes dhe nënshkrimit të një numri të madh traktatesh ndërkombëtare me shumë vende të botës etj. Duke u ndalur te marrëdhëniet bilaterale Kosovë- Francë, ministri Hyseni potencoi se “marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë hyrë në një fazë të re të dinamizmit, veçanërisht pas pavarësisë së Kosovës”.

Po ashtu, gjatë rezymesë së vet, por edhe bashkëbisedimit me delegacionin e komitetit kosovaro- francez për partneritet, foli edhe për synimet dhe sfidat që e presin në të ardhmen Kosovën, duke u ndalur veçmas te synimi për anëtarësimin e plotë në OKB si dhe anëtarësimin në BE dhe NATO.

Gjatë bisedës u fol po ashtu edhe për marrëdhëniet me fqinjët, për ka ministri Hyseni potencoi se Kosova I jep rëndësi të madhe marrëdhënieve me fqinjët, duke I konsideruar ato si faktor paqeje dhe stabiliteti në tërë rajonin e Ballkanit. Duke I konsideruar marrëdhëniet me Maqedoninë, malin e Zi dhe Shqipërinë si të shkëlqyera, ministri Hyseni sa u përket marrëdhënieve me Serbinë, konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për marrëdhënie të mira edhe me këtë vend fqinj. Ai edhe gjatë këtij takimi ripërsëriti qëndrimin e njohur se Kosovës dhe Serbisë do I duhet të bisedojnë për çështje të karakterit praktik e që janë jetike për qytetarët e të dy vendeve. Ai hodhi po ashtu poshtë do lloj skenari të mundshëm për ribisedime për statusin apo për ndarje të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)