25 Prill 2024

MAPL publikon raportin e funksionimit të Komunave

Prishtinë, 10 prill - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në prani të kryetarëve të komunave, avokatit të popullit, përfaqësuesve të qeverisë qendrore, si dhe organizatave të shoqërisë civile organizoi ceremoninë e publikimit të Raporti vjetor të funksionimit të komunave për periudhën janar-dhjetor 2018.

Zëvendësministri i MAPL-së z. Bashkim Krasniqi theksoi se “gjatë vitit 2018 janë monitoruar organet komunale për të siguruar ligjshmërinë e proceseve vendimmarrëse në këtë nivel të qeverisjes.

Raporti për funksionimin e komunave për vitin 2018, përshkruan aktivitetet e organeve të komunave në fushat kryesore, si vijon: vendimmarrjen në kuvende të komunave dhe ligjshmërinë e akteve, raportet në mes kuvendit dhe ekzekutivit, çështjet e sigurisë në bashkësi, transparencës komunale dhe përfshirjes së qytetarëve, zbatimin e obligimeve të komunave në procesin e integrimit evropian të vendit, menaxhimin e financave të pushtetit lokal si dhe rekomandimet e auditorit të përgjithshëm për komunat.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe njëherit Kryetar i Komunës së Podujevës Agim Veliu, vuri në fokus progresin dhe arritjen e komunave përgjatë vitit 2018 por njëkohësisht edhe sfidat e shfaqura.

Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj  prezantoi të arriturat njëvjeçare të komunave, duke nënvizuar rezultatet e punës së tyre, aktivitetin normativ të kuvendeve, transparencën, llogaridhënien, funksionimin e komiteteve të kuvendeve, shkallën e përmbushjes së masave obligative nga agjenda evropiane, rezultatet në menaxhimin e financave lokale, rekomandimet e auditorit të përgjithshëm për nivelin lokal, si dhe çështje të tjera që dalin nga legjislacioni për vetëqeverisje lokale.

Po ashtu, Sekretarja Ukimeraj theksoi se gjatë kësaj periudhe janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të përkrahur zbatimin e politikave gjinore në komuna. 31 vendime të kuvendeve të komunave janë kundërshtuar nga ministria e pushtetit lokal, duke kërkuar mundësi të barabarta në trupat e kuvendeve për grupet e nënpërfaqësuara.

"Prej tyre, 25 akte janë harmonizuar sipas kërkesës së autoritetit mbikëqyrës, ndërsa 6 nuk janë rishqyrtuar.  Fokusi ynë gjatë periudhës raportuese ka qenë edhe në sigurimin e ligjshmërisë së vendimmarrjes lokale."

"Gjatë procesit të shqyrtimit të ligjshmërisë janë konstatuar 107 akte të kundërligjshme, prej të cilave 65 nga MAPL dhe 42 nga ministritë e linjës. Si rrjedhojë komunat kanë rishqyrtuar dhe harmonizuar 71 akte, ndërsa 36 akte apo 1.7% akte mbeten të pa harmonizuara”, ka theksaur Ukimeraj.

Në këtë ngjarje, të pranishmit diskutuan të arriturat njëvjeçare të komunave në ushtrimin e kompetencave të tyre ligjore, sfidat dhe detyrat e mbetura në fushën e vetëqeverijes lokale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)