29 Mars 2024

MAP publikon raportin e vlerësimit të gatishmërisë për hapjen e të dhënave

Prishtinë, 6 nëntor - Me e rastin e publikimit të Raportit të Vlerësimit të Gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave (ODRA), Ministria e Administratës Publike (MAP), organizon konferencën “Gatishmëria për Hapjen e të Dhënave në Kosovë”.

Institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës prodhojnë një gamë të gjerë të dhënash të cilat duhet të vihen në dispozicion për përdorim për të gjithë qytetarët.

Në këtë kontekst, Qeveria ka aprovuar Kartën për Hapjen e të Dhënave si dhe ka mandatuar Ministrinë e Administratës Publike (MAP) të zbatoj iniciativën për hapjen e të dhënave në Kosovë.  
 
Një hap shumë i rëndësishëm në këtë drejtim është finalizimi i Raportit të Vlerësimit të Gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave – ODRA, pas hulumtimeve në terren, analizave të dokumenteve si dhe konsultimeve të shumta me zyrtarë qeveritar, përfaqësues nga shoqëria civile, si dhe ekspertë vendor dhe të huaj. 
 
Raporti bazohet në metodologjinë e Bankës Botërore dhe paraqet një vlerësim të kuadrit ligjor, strukturave institucionale, politikave për menaxhimin e të dhënave të hapura, kërkesës për të dhëna, infrastrukturës teknologjike, etj.

Raporti ODRA do të jetë udhërrëfyes për përgatitjen e veprimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e të dhënave duke integruar rekomandimet në një plan kombëtar të veprimit për hapjen e të dhënave.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)