29 Mars 2024

MAP i jep KQZ-se në shfrytëzim të përkohshëm zyra

Prishtinë, 22 tetor - Ministria e Administratës Publike , gjegjësisht Departamenti i Standardeve, Politikave të Inxhinieringut dhe Menaxhimit të Ndërtesave  (DSPIMN), në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive qe ka , sot ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Komisionin Qendror Zgjedhor ( KQZ).

 Me këtë Memorandum KQZ-së i jepen në shfrytëzim  të përkohshëm zyra dhe salla të Institutit të Kosovës për Administratë Publike ( IKAP), i cili funksionon në kuadër të MAP-it,  për të plotësuar nevojat e këtij institucioni për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në shfrytëzim të përkohshëm për nevojat e  procesit zgjedhor IKAP-i i jep  KQZ-së  zyrat P-7,8,9 dhe 11, B-3,4 dhe sallat PS-1, PS-2 dhe PS-3. Ky Memorandum përcakton kushtet dhe mënyrën e shfrytëzimit të këtyre sallave dhe zyrave deri në certifikimin e zgjedhjeve që do të mbahen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)