18 Prill 2024

Manaj mohon rolin ndërmjetësues të UNMIK-ut

Prishtinë, 18 maj - Në kohën kur është duke u përfolur për formatin e bisedimeve Kosovë-Serbi dhe mundësisë së ndërmjetësimit nga UNMIK-u, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës mohojnë këtë mundësi.

Opozita, ndërkaq kërkon që të mos ketë bisedime me Serbinë pa njohjen e shtetit të Kosovës nga kjo e fundit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj ka thënë se në kohën e duhur mund të ketë bisedime të drejtpërdrejta të shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, por gjithmonë në nivel të përfaqësimit të zyrtarëve më të lartë të dy shteteve të pavarura, por ka mohuar mundësinë që UNMIK-u të ketë rol ndërmjetësues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)