28 Mars 2024

Maliqi: Balotazhi mund të sjellë përmbysje të rezultatit

Prishtinë, 17 nëntor - Njohësi i rrethanave politike, Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se pak a shumë janë të konfiguruara përparësitë dhe individët që hyjnë në balotazh si favoritë më 19 nëntor.

Por, sipas tij, ata favoritë nuk mund të kenë garanci se do të jenë fitues të zgjedhjeve.

Maliqi ka thënë për “Epoka e re” se rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale mund të sjellë përmbysje të rezultatit të rrethit të parë, siç kishte ndodhur në vitin 2013, në Prishtinë dhe në Mitrovicë.

Sipas Maliqit, nëse votuesit e kandidatëve të eliminuar e kanë të gjallë motivimin që të ndikojnë në skenën lokale, është e mundshme të shkrihen edhe përparësitë bindëse të rrethit të parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)