23 Prill 2024

Mahir Yagcilar merr detyrën e Ministrit të Administratës Publike

Prishtinë, 23 shkurt - Me rastin e formimit të Qeverisë së re dhe emërimit të ministrave për dikasteret qeveritar, në Ministrinë e Administratës Publike (MAP) u bë dorëzimi i detyrës nga ministrja e deritashme, znj. Edita Tahiri dhe pranimi i detyrës nga ministri i sapoemëruar, Mahir Yagcilar.

Ish ministrja znj. Tahiri, e emëruar tani në pozitën e zëvendëskryeministres së Qeverisë së Kosovës, priti z. Yagcilar, me ç’rast u zhvilluan procedurat e zakonshme me rastin e ndërrimit të ministrave. Të dy ministrat kanë shprehur respektin e tyre të ndërsjellë, bashkë me urimin për punë të suksesshme të Qeverisë së re.

Gjatë takimit znj. Tahiri ka njoftuar ministrin e sapoemëruar Yagcilar  me fushat që mbulon MAP-i , shumica prej të cilave janë prioritete të Qeverisë, përfshirë këtu Reformën  e Administratës Publike, qeverisjen elektronike,  aspektin ligjor dhe përgjegjësinë e MAP-it në implementimin e zbatimit të Ligjit për  Shërbimin Civil,  përmes të cilit kalohet nga sistemi i pozitës në sistem të meritës, zbatimin e Ligjit për Pagat e Nëpunësve Civil, Institutin e Kosovës për Administratë Publike etj. 

Ajo e ka vlerësuar si sfidë të veçantë Regjistrimin e Popullsisë, si një projekt të rëndësishëm për  shtetin e Kosovës. Ish ministrja Tahiri i ka dorëzuar ministrit Yagcilar Raportin Vjetor 2010 të MAP-it bashkë me Planin e vitit 2011, si dhe dokumente relevante që kanë të bëjnë me prioritetet e MAP-it.

Mahir Yagcilar ka shprehur urimin e tij për znj. Edita Tahiri për pozitën e zëvendëskryeministres , duke shprehur besimin e tij se si ministër i MAP-it do të vazhdojë në rrugën e suksesit, duke qenë i përkushtuar për  një administratë të qëndrueshme dhe efikase si një nga shtyllat e rëndësishme të shtetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)