29 Mars 2024

LVV dorëzon nismë ligjore për votimin e mërgatës në ambasada dhe konsullata

Prishtinë, 8 qershor - Sot, një grup i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV) ka proceduar nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, përmes të cilit iu mundësohet bashkatdhetarëve që të përmbushin të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës.

Mërgata përbën më shumë se 1/3 e popullsisë së tërësishme në Kosovë. LVV vlerëson se roli dhe kontributi i bashkatdhetarëve ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm në jetën ekonomike dhe sociale e politike në Kosovë.

"Rreth 700 milionë euro në vit, vijnë nga mërgata. Fatkeqësisht dhe jo për fajin e saj, roli politik i mërgatës është reduktuar shumë kur bëhet fjalë përfshirjen e tyre në vendimmarrje", thekson LVV.

Megjithëse, formalisht sipas LVV-së mundësia e pjesëmarrjes në zgjedhje ju njihej, praktikisht atyre ju është pamundësuar përmes burokracisë e pengesave teknike e administrative.

Mospërputhja e numrit të madh të bashkatdhetarëve, kontributit politik, kombëtar dhe ekonomik të tyre dhe përfshirjes në zgjedhje, duhet të marrë fund, duke ju ofruar mundësi që të votojnë aty ku jetojnë, në ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës.

Me projektligjin e propozuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje! votuesit nga mërgata do ta kenë mundësinë që të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese që të votojnë në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës në vendet ku jetojnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)