18 Prill 2024

LVV dhe LDK nuk do të lejojnë që Thaçi të përzihet në dialogun me Serbinë

Prishtinë, 15 shkurt - Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka informacione të detajuara sa i përket marrëveshjes për hekurudhat të nënshkruan në Berlin, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo thotë se marrëveshja nuk është dërguar në Kuvend dhe se nuk mund ta komentojë pa e parë përmbajtjen. 

“Marrëveshja nuk na është dërguar zyrtarisht, në momentin që ne si Kuvend e marrim zyrtarisht tekstin e marrëveshjes do të kemi mundësi ta komentojmë përmbajtjen e saj. është e vështire me komenti një tekst i cili nuk i është dërguar Kuvendit të Kosovës”.

Osmani thotë se komisionet parlamentare do të mbikëqyrin secilën marrëveshjet të arritur ndërmjet të dyja vendeve.

“Secili përfaqësues politik në vend deri tani ka vlerësuar rolin e Qeverisë amerikane në procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por për të komentuar përmbajtjen e marrëveshjeve duhet t’i kemi të dorëzuara zyrtarisht në Kuvend”.

“Kuvendi ka për detyrë që të mbikëqyr politikën e jashtme. Presim që shumë shpejt komisionet të jenë funksionale dhe të mbikëqyrin secilën marrëveshje dhe veprim që është ndërmarrë në këtë proces”.

E para e Kuvendit ka thënë se koalicioni qeverisës LVV-LDK, nuk do të lejojë që të presidenti Hashim Thaçi të përzihet në dialogun me Serbinë.

Ngase sipas saj, Gjykata Kushtuese ka qartësuar se vetëm kryeministri dhe Qeveria mund të negociojnë marrëveshje.

“Nuk do të lejojmë që të ketë me dialog me president rreth hartave.  Sa i përket rolit të presidentit, kemi një vendim të gjykatës qe e ka qartësuar atë rol, është vetëm kryeministri dhe qeveria qe sipas vendimit të gjykatës mund të negociojnë marrëveshje”.

“… që nga tre shkurti Kosova ka qeveri me legjitimitet të plotë dhe kjo qeveri duhet të marr përsipër procesin e negociatave jo me Serbinë, por me çdo shtet tjetër.  Roli i presidentit është konsultues rolin negociues Qeveria e Kosovës”.

“Sa i përket programit qeverisë ndërmjet dy partnereve janë disa parime themelore që s’do lejohet të negociohet për integritetin territorial për sovranitetin e vendit, s’do lejohet të negociohet për çështje që kanë të bëjnë me karakterin unitar të shtetit me rregullimin shtetëror të brendshëm”.

Ajo ka sqaruar se heqja e taksës dhe zëvendësimi me masën e reciprocitetit është vendim i përbashkët i partnerëve të koalicionit.

Osmani thotë se janë në konsultim me partnerët ndërkombëtarë, për tu sqaruar se reciprocitetit është parim që mund të vendoset ndërmjet të vendeve demokratike.

“Është vendim i përbashkët i koalicionit qeverisë i cili është shndërruar në program qeverisës dhe është nënshkruar nga kryetarë e dy partive që në vend të tarifës të vendosim parimin e reciprociteti. Është pjese e programit qeverisë dhe tani qeveria presim që të ndërmarrë hapat e nevojshëm në këtë drejtim. Pra është vendim i përbashkët qe në vend të tarifës që duhet të largohet do të kemi reciprocitet të plotë ndërmjet dy shteteve”, tha ajo.

“Jemi në kontakt me të gjithë përfaqësuesit e shteteve që i kanë qëndruar pranë Kosovës në çdo moment, me përfaqësues të ShBA-së dhe Bashkimit Evropian dhe shteteve jashtë BE-së. Besoj se do kemi përkrahjen e të gjithëve për vendosej e parimit reciprocitetit”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)