04 Gusht 2020

LV: Shqetësimet tona për shkëmbim territoresh u vërtetuan

Prishtinë, 7 korrik - Lëvizja Vetëvendosje (LV) thotë se shqetësimi që kanë ngritur për marrëveshjen e fshehtë mes Thaçit dhe Vuçiqit, u vërtetua këto ditë edhe nga deklaratat e zyrtarëve në ShBA.

Sipas tyre, ata që i kanë akuzuar për paranojë në të vërtetë i shërbejnë presidentit Hashim Thacci.

“Partitë e PLAN-it na akuzonin për paranojë, por vetë nuk është se thjeshtë janë naiv por qëndrojnë pas këtij presidenti të cilin e votuan dhe të cilit i shërbejnë”, thuhet në reagimin e VV-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)