19 Nëntor 2018

Lutfi Haziri i dorëzon detyrën e kryetarit Rega Aliut për 24 orë

Gjilan, 6 korrik - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dorëzuar sot pozitën Rega Aliut, e cila do ta ushtrojë këtë detyrë për 24 orë së bashku me stafin e zgjedhur të saj, Olti Suliqi, kryesues i Kuvendit te Komunës, Ledi Sylejmani, nënkryetar, Kanina Mehmeti zëvendëskryesuese dhe Rona Aliu, shefe e kabinetit, si simbolikë e respektimit të të drejtave të fëmijëve.

“Është traditë e punës në zyrën ku unë kam ushtruar detyrën. Për sot është zgjedhur Rega që ta ushtroj detyrën e kryetares se Gjilanit. Uroj që sot të keni një ditë të lehtë të punës, por jashtëzakonisht të ngjeshur me aktivitete."

"Mësimi, përkushtimi për punë dhe familje është obligim për të gjithë ata që duan të jenë të suksesshëm edhe në jetë. Një ditë me të vërtet dikush nga ju mund të jetë kryetar i Gjilanit, dikush mjek e të tjerët edhe në profesione të ndryshme. Kudo që të jeni tregojeni veten me përkushtim, me mature dhe punë të vazhdueshme”, tha kryetari Haziri në ceremoninë dorëzimit të detyrës së kryetarit.

“Besoj që kjo simbolikë e ushtrimit të detyrës, i përgatitë qytetarët tanë për sensibilizimin e të drejtave të fëmijëve për shkollë, për jetë të barabartë dhe përfaqësim sa më dinjitoz. Fëmijët janë gjithçka për ne, mbi të gjitha ne duhet të investojmë në kujdes, edukim dhe në punësimin e tyre në të ardhmen”, tha Haziri.

Kurse, Rega Aliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për respektin dhe përkushtimin që ka për fëmijët e Gjilanit dhe hapësirën e mbështetjen që e jep për ta.

Në kuadër të kësaj simbolike, kryetarja e Komunës për 24 orë ka nxjerrë vendim të rëndësishëm për mbështetjen të matematicientëve të Gjilanit për pjesëmarrje në olimpiadën ndërkombëtare që mbahet në Rumani.

Ndërkohë, gjatë ditës, kryetarja dhe ekipi i saj do t’i takojë fëmijët e çerdhes në lagjen “Dardania”, do të vizitojnë Drejtorinë Komunale të Arsimit, do të mbajnë debat në ora 13:20 (tek Biblioteka e Qytetit), për të përfunduar angazhimin e ditës me mbledhjen e Kuvendit, në ora 15:00, në sallën e Kuvendit Komunal.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 nëntor 2018 - Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Diten e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.(Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00) 

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të përurojë impiantin i për trajtimin e ujërave të zeza në vise rurale në fshatin Kramovik, Komuna e Rahovecit. (Fshati Kramovik, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza - moçalishtë e ndërtuar në Kramovik të komunës së Rahovecit. (Fshati Kramovik, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për avansimin e pozitës së të rinjve në sport, kreativitet kulturor dhe mendim kritik dhe në dituri. (Objekti i Komunës së Ferizajt, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

-  Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Norvegjisë, me ç’rast nënshkruhet projekti përkrahës i Norvegjisë për ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civilë për zbatimin e MSA-së. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e Konferencave P-32, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim të përbashkët ministrin e Financave, ministrin e Drejtësisë dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 16:00)
 
- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Lipjan. (Golden Day në Lipjan, ora 18:00) 

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Muzeu i tri pikave” të artistit Lulzim Zeqiri. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)