29 Mars 2024

Lunaçek: 8 rekomandimet për prespektiva europiane të Kosovës

Prishtinë, 1 qershor - Ulrike Lunacek, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, në Vjenë të Austrisë ka prezantuarrekomandimet e saj për Bashkimin Evropian dhe për institucionet qeverisëse në Kosovë.

Siç ka bërë të ditur ajo këtë dokument e ka përpiluar bashkë me ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë, në mënyrë që Kosova të marrë perspektivën e qartë evropiane.

Lunaçek ka bërë të ditur se - gjëja më e rëndësishme është që të bëhet me dije se qëllimi final është integrimi evropian i Kosovës, prapa të cilit – siç u shpreh ajo – duhet të pozicionohet në mënyrë të qartë Parlamenti Evropian.

“Duhet të punojmë kundër izolimit të qytetarëve të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Kërkoj që dialogu për liberalizimin e vizave me Kosovën të nisë menjëherë. Isha e zhgënjyer javën e kaluar, kur Komisioni Evropian nuk e kishte propozuar një gjë të tillë”, ka thënë Lunaçek për radion B 92.

Në dokumentin e publikuar në Vjenë, e që pritet të prezantohet në Bruksel, janë specifikuar tetë rekomandime për politikën e BE-së ndaj Kosovës. Në dokument kërkohet që t’i jepet fund getoizimit të Kosovës, pastaj kërkohet që nga viti 2011 të fillojë procesi i analizës së qartë nga BE-ja, ku do të përcaktoheshin detyrat e qarta që duhet t’i përmbushë qeveria e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE.

"Duhet të mbështetet aktiviteti i tashëm i EULEX-it, dhe se duhet të vazhdojnë hetimet rreth korrupsionit dhe lufta kundër krimit të organizuar, duke dërguar sinjal të qartë se askush s’mund të jetë mbi ligjin"..

Krahas kësaj, specifikohet se EULEX-i duhet të vendosë një mekanizëm të ri të mbikëqyrjes, përfshirë këtu kriteret që mund të arrihen, ndërsa kërkohet dhe riorganizimi i prioriteteve të EULEX-it dhe fokusimi në veriun e Kosovës. Në dokument po ashtu theksohet se Ëashingtoni dhe Bashkimi Evropian duhet të arrijnë një qëndrim të përbashkët për Kosovën.

Lidhur me mendimin këshillëdhënës që pritet të japë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, në dokument theksohet se, pas mendimit të GJND-së, duhet të shfrytëzohen mundësitë që të binden pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të bëjnë një gjë të tillë.

"Sipas mendimit tim, por, edhe sipas mendimit të shumicës në Parlamentin Evropian, nuk do të ketë bisedime të reja për statusin e Kosovës dhe jemi duke punuar në drejtim që edhe pesë shtete të tjera anëtare të njohin pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Lunacek.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)