24 Prill 2024

Luan Latifi caktohet Ushtrues Detyre për Kryeshef Ekzekutiv të KPM-së

Prishtinë, 1 prill - Në mbledhjen Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) e mbajtur më 29 mars 2019, Anëtarët e Komisionit të KPM-së, duke u bazuar në nenin 3 paragrafi 2.9 të Ligjit Nr. 04/l-44  për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe në Nenin 30, paragrafi 1 dhe 4 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës,  morën vendim për caktimin e Ushtruesit të Detyrës të Kryeshefit Ekzekutiv Luan LATIFI, aktualisht Drejtor i Departamentit të Monitorimit dhe Analizës, për të kryer këtë funksion deri në përmbylljen e procesit të përzgjedhjes dhe emërimit të Kryeshefit Ekzekutiv me mandat ligjor.

Vendimi për caktimin e z. LATIFIT për Ushtrues të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv është bazuar në kualifikimet profesionale adekuate të cilat janë në pajtim me fushën e rregullimit të mediave me të cilën merret KPM, si dhe duke u bazuar në rezultatet e tij gjatë përvojës së tij udhëheqëse në KPM, që nga viti 2003, duke qenë pjesë e proceseve të rëndësishme zhvillimore në KPM.
 
Z. Luan LATIFI, është i lindur në Gjilan më 2 nëntor 1975. Studimet themelore i ka përfunduar në Prishtinë, Fakulteti Filozofik - drejtimin Sociologji, ndërsa studimet Master i ka përfunduar në Gazetari, në Institutin Kosovar për Gazetari dhe Komunikim (KIJAC).
Z. Luan LATIFI është i martuar dhe ka dy fëmijë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)