29 Mars 2024

Lista Srpska largohet nga qeveria e Kosovës

Prishtinë, 27 mars - Lista serbe, e cila ka 10 deputet në parlamentin e Kosovës, mori vendim që të largohet nga qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Lajmin e komunikoi shefi i kësaj liste, Goran Rakiq, në një konferencë për medie nga Beogradi, pas takimit që zhvilluan me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq.

Sipas Goran Rakiq, "Lista Serbe, ka vendosur që gjatë muajit prill në mënyrë të njëanshme ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe për këtë veprim e kemi edhe mbështetjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, tha Goran Rakiq.

Ky veprim i njëanshëm sipas tij, do të bëhet në 5-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit, ku Prishtina dhe Beogradi u dakorduan që ta themelojnë asociacionin e komunave me shumicë serbe, bazë e së cilës është marrëveshja për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi e 19 prillit të të vitit 2015.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që sot mblodhi Këshillin e Sigurisë të Kosovës, tha se ai nuk do të japë dorëheqje nga posti i tij, pavarësisht vendimit të listës Srpska që të dal nga qeveria.

"Parlamenti është i përbërë prej shumë grupeve parlamentare. Lista Serbe është partner. Kemi pas partneritet të mirëfilltë. Veprimi i djeshëm s'ishte i drejtuar kundër serbëve të Kosovës e as komunitetit politik në Kosovë, pos për ata që kanë shkelur ligjin. Është procedurë standarde.

 Është e pakuptueshme marrja e këtij vendimi, sepse është zbatuar ligji. Ka pas rast kur në emër të ligjit janë tërhequr zvarrë liderë. Dorëheqje s'e kam plan me dhënë. Do të vazhdoj punën. Nuk kam fjalë për ata që hyjnë e dalin”, tha Ramush Haradinaj.

Ai tha se vendimi i listës Srpska nuk është në interes të serbëve të Kosovës dhe shpreson se lista Srpska do të tërhiqet nga vendimi për tu larguar nga qeveria.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)