03 Mars 2021

Lista e kandidatëve të PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit

Prishtinë, 16 janar - Lista e kandidatëve për deputetë të partisë Demokratike (PDK) është bërë publike për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Me vendim të plotë të kryesisë, është votuar dhe mbështetur lista e PDK-së ku përfaqësohen të gjitha komunat e Kosovës; profesionet e shumta; moshat dhe identiteti i vërtetë i PDK-së që buron nga lufta çlirimtare.

Nga 110 kandidatë, 12 prej tyre janë nën moshën 30 vjeçare dhe 41 nën moshën 40 vjeçare - që flet për freskinë dhe vendosmërinë e PDK-së për ti ofruar të rinjve dhe qytetarëve vizionin dhe ekipin më të mirë të rimëkëmbjes. Mbi 50% e kandidatëve garojnë për herë të parë në listën për deputetë.

Sikurse është zotuar, PDK-ja për herë të parë përfshinë në listën e saj për deputetë personalitete të çmuara të diasporës, si dhe nga Lugina e Preshevës. Ata do të jenë zëri më përfaqësues i tyre në legjislaturën e ardhshme.

Listës i prin kryetari dhe kandidati për kryeminstër, Enver Hoxhaj i pasuar nga Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Xhavit Haliti, Bajrush Xhemaili, Blerta Deliu-Kodra dhe Abelard Tahiri.

Në attachment, gjeni listë e plotë të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)